Ndihmë

Pyetje të shpeshta.

Çka është BIOHARTA, si funksionon dhe si futesh në hartë si prodhues. Nuk e gjete përgjigjen? Na shkruaj.

Çka është BIOHARTA?

BIOHARTA është harta e prodhuesve dhe bizneseve vendore & bio të Kosovës. Gjej kush e shet çka kërkon, sa afër është dhe kontakto direkt — telefon, WhatsApp ose navigim deri te dera. Nuk jemi treg online: nuk ka shportë dhe nuk ka pagesa në aplikacion.

Çka mund të gjej? (gjashtë vertikale)

Nisim me Ferma & Prodhues (live tani). Së shpejti hapen edhe Dyqane Bio, Bio Restorante, Agroturizëm, Fidanishtet & Bimët dhe Barnatore Bujqësore — gjithçka lokale dhe bio në një hartë të vetme.

A kushton diçka aplikacioni?

Për blerësit po: shkarkimi dhe përdorimi janë falas, pa llogari të detyrueshme. Bizneset që listohen kanë kushtet e veta — na shkruaj për detajet.

A bëjnë dërgesë prodhuesit?

Disa po. Prodhuesit që ofrojnë dërgesë shënohen me «Bën dërgesë», dhe mund t’i filtrosh me chip-in «Dërgesa». Kushtet e dërgesës i bisedon direkt me prodhuesin.

Si i kontaktoj prodhuesit?

Çdo profil ka butona për telefon, WhatsApp, Instagram, Facebook dhe navigim në hartë. Zgjedh mënyrën që të përshtatet — marrëveshjen e bën direkt me prodhuesin.

Si bëhet blerja dhe pagesa?

Blerja dhe pagesa bëhen jashtë aplikacionit, direkt me prodhuesin. Çmimet, kur shfaqen, janë orientuese — konfirmoji gjithmonë me prodhuesin.

Jam prodhues — si futem në hartë?

Regjistrohu direkt në aplikacion: shkarko BIOHARTA-n, hap llogari prodhuesi dhe ndërto profilin e fermës (produkte, lokacion, dërgesa). Ekipi ynë e shqyrton shkurtimisht për cilësi, pastaj je live dhe i menaxhon vetë të dhënat.

Sa kohë merr aprovimi?

Zakonisht brenda pak ditësh pune. Nëse diçka mungon, të kthejmë profilin me një shënim se çfarë të plotësosh, pastaj e ridërgon.

A janë të sakta adresat e prodhuesve?

Harta tregon distancën te çdo prodhues. Adresa e plotë shfaqet vetëm kur prodhuesi e lejon — privatësia është në kontroll të tyre.

Je prodhues dhe do të futesh në hartë?

Bëhu prodhues