Profili yt i plotë
Vendi yt në hartë
Emri, vendndodhja, orari, produktet dhe kontakti direkt — telefon, WhatsApp ose navigim. Klienti të gjen pa ndërmjetës dhe flet drejtpërdrejt me ty.
Për bizneset
Fermë, dyqan bio, restorant, agroturizëm, fidanishte apo barnatore bujqësore — ja çka merr konkretisht kur je në hartë.
Profili yt i plotë
Emri, vendndodhja, orari, produktet dhe kontakti direkt — telefon, WhatsApp ose navigim. Klienti të gjen pa ndërmjetës dhe flet drejtpërdrejt me ty.
E menaxhon vetë
Hyn në aplikacion dhe i ndryshon vetë produktet, çmimet orientuese, oraret dhe fotot — sa herë të duash, pa pritur askënd.
Çka ke sot
Shto produktet që shet dhe konfirmo çka ke gati. Kur dikush kërkon atë produkt në zonën tënde, ti del në rezultate.
Të prezantojmë
Të prezantojmë te ndjekësit tanë në rrjetet sociale të BIOHARTA-s — me foto, çka prodhon dhe ku je.
Me rotacion
Çdo muaj zgjedhim biznese që i veçojmë brenda aplikacionit dhe në rrjete. Radha shkon me rotacion — vendi nuk blihet.
I hapur për kërkim
Çdo biznes i miratuar del te lista publike e faqes, e kapshme nga Google. Detajet mbeten në aplikacion.
Kërkim në kohën e duhur
Kur produkti yt hyn në sezon, njerëzit që e kërkojnë atë muaj të gjejnë më lehtë — shiko kalendarin.
E njëjta mundësi
Rezultatet renditen sipas afërsisë, përputhjes dhe freskisë së të dhënave — jo sipas pagesës. Ferma e vogël del para asaj të madhe nëse është më afër dhe më e saktë.
Regjistrimi bëhet direkt në aplikacion. Ndërto profilin, shto produktet dhe ekipi ynë e shqyrton shkurtimisht para publikimit.