Ndihmë
Çka është BIOHARTA, si funksionon dhe si futesh në hartë si prodhues. Nuk e gjete përgjigjen? Na shkruaj.
BIOHARTA është një aplikacion falas që tregon kush e shet produktin vendor që kërkon, sa afër është dhe a e ka sot. Pastaj lidhesh direkt me prodhuesin — telefon, WhatsApp ose navigim deri te ferma. Nuk jemi treg online: nuk ka shportë dhe nuk ka pagesa në aplikacion.
Jo. Shkarkimi dhe përdorimi janë falas për blerësit. Nuk ka llogari të detyrueshme dhe nuk ka komision — pagesa bëhet direkt te prodhuesi.
Çdo profil ka butona për telefon, WhatsApp, navigim në hartë dhe rrjete sociale. Zgjedh mënyrën që të përshtatet — marrëveshjen e bën direkt me prodhuesin.
Blerja dhe pagesa bëhen jashtë aplikacionit, direkt me prodhuesin. Çmimet e shfaqura janë orientuese — konfirmoji gjithmonë me prodhuesin.
BIOHARTA fokusohet te prodhuesit vendorë të Kosovës dhe po zgjerohet komunë pas komune. Shkarko aplikacionin për të parë kush është afër teje.
Regjistrimi nuk bëhet vetë. Ekipi ynë të kontakton, nënshkruani abonimin mujor (i barabartë për të gjithë, pa komision) dhe profilin ta ndërtojmë ne — me foto, produkte dhe orar. Fillo te faqja «Për prodhuesit» ose na shkruaj në kontakt.
Harta tregon distancën te çdo prodhues. Adresa e plotë shfaqet vetëm kur prodhuesi e lejon — privatësia e tyre është në kontroll të tyre.
Je prodhues dhe do të futesh në hartë?
Bëhu prodhues